Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dalë në mbështetje të protestës gjithëkombëtare që do të mbahet më 17 tetor në Tiranë për të përkrahur ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë.
Osmani tha se lufta e UÇK-së ishte e drejtë, e të cilën tha se do ta mbrojnë deri në fund, raporton Ekonomia Online.
‘‘E mbështes këtë protestë e kam mbështetur secilin protestë të cilat thërret për drejtësi, qytetarët dhe shqiptarët nuk kanë kërkuar asgjë tjetër përveç drejtësisë. Drejtësi e cila respekton parimet më të lartë të mbrojtës së drejtës së njeriut. Kosova dhe krerët në Hagë pikërisht që kanë pasur besim në drejtësi janë paraqitur para saj, janë bërë pesë vite pa asnjë dyshim në drejtësi ndërkombëtarë”, deklaroi Osmani
Sipas presidentes lufta e UÇK-së ka qenë një luftë e drejtë për liri për ta mbrojtur popullin dhe për ta çliruar Kosovën nga okupimi që ka zgjatur për shekujt, dhe luftë që ka pasur fokus mbrojtjen e pragut të shtëpisë dhe qytetarëve të pafajshëm të cilët vriteshin masakroheshin nga ushtria serbe.




