Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, së bashku me drejtoreshën e organizatës “Jeta Vita”, Nafije Latifi vizituan sot Klinikën e Onkologjisë në kuadër të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
Presidentja Osmani dhuroi proteza të gjirit për gratë e prekura nga kanceri, si shenjë mbështetjeje për to dhe për fuqizimin e grave që përballen me këtë sëmundje.
Postimi I plotë:
Në Klinikën e Onkologjisë, për të katërtin vit me radhë, i dhuruam pakot onkologjike për gratë që janë përballur në betejën me kancerin e gjirit.
Ky donacion prej 640 pakosh është një mbështetje dhe inkurajim për secilën grua që ka luftuar me dinjitet, e një kujtesë se pas çdo plage ka jetë, shpresë dhe rifillim.
Mbështetja për gratë e prekura nga kanceri nuk është veprim i një dite, por një angazhim i përhershëm për dinjitetin, barazinë dhe shëndetin e tyre! Në këtë kauzë, bashkëpunojmë çdo ditë me shoqatën Jeta/Vita dhe Zonjën Nafije, si dhe me gjithë personelin shëndetësor të cilët po bëjnë një punë të jashtëzakonshme.
Në çdo pako onkologjike ka një mesazh të qartë: Ti nuk je vetëm! Ti je e fortë! Ti mundesh!





