Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një konferencë për media të mbajtur në Klinikën e Onkologjisë, ka folur për formimin e Qeverisë.
Osmani ka thënë se tashmë kemi një Kuvend të konstituuar dhe kam mandatuar Kryeministrin në detyë, Albin Kurti, që brenda 15 ditësh të formojë Qeverinë e re.
Osmani shtoi se shpreson që sa më parë të kemi një Qeveri me mandat të plotë kushtetues pasi që Qeveria në detyrë i ka kompetencat e limituara gjë që pengon punën e Qeverisë dhe shtetin në tërësi.




