Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim Presidenten e Komisionit Europian Ursula von der Leyen.
Takimi po zhvillohet në ambientet e Presidencës ndërsa për mediat nuk u lejua qëndrimi brenda por vetëm të marrin fotografi nga fillimi i takimit.
Pas Osmanit, Von der Leyen do të takohet edhe me Kryeministrin në detyrë Albin Kurti, në objektin e Kuvendit dhe jo në ambientet e Qeverisë.





