Pas protestës, arti do të flasë më fort se kurrë.
Premiera e filmit “MALA” një film që flet aty ku historia hesht.
Një kujtesë për krimet që nuk duhen harruar.
Një thirrje për drejtësi përmes fuqisë së artit.
Vendi: Salla Kulturore, Shëtitorja e Katedrales, Tiranë, Shqipëri
Ora: 18:00
Hyrja është e lirë.
Ejani, bashkohuni, dhe bëhuni pjesë e kësaj dite kujtese dhe proteste kombëtare
Kështu ka njoftuar Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook.




