Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka reaguar në një postim në rrjetin e saj social Facebook, për protestën gjithëkombëtare që do të mbahet të premten, më 17 tetor, në Tiranë, në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë.
Ajo ka kritikuar ashpër mënyrën se si, sipas saj, është trajtuar drejtësia ndërkombëtare ndaj ish-luftëtarëve të UÇK-së, duke e quajtur atë “alkimi djallëzore të shndërrimit të heronjve në vrasës”.
Spiropali ka shtuar se protesta e 17 tetorit në sheshin “Skënderbej” do të jetë një zë i fuqishëm për drejtësi dhe liri.





