Tarifat e reja të presidentit të SHBA-së, Donald Trump për drurin, mobiliet dhe dollapët e kuzhinës kanë hyrë në fuqi të martën.
Masat më të fundit përfshijnë një tarifë prej 10 për qind mbi importet e drurit të butë, ndërsa detyrimet mbi disa mobilie të mbështjella dhe dollapë kuzhine nisin nga 25 për qind.
Mobiliet, dyert dhe dritaret, materialet ndërtimore prej druri janë ndër eksportet kryesore të Kosovës në SHBA në vitet e fundit.
Ende nuk është e qartë se çfarë tarifa do të vlejnë për Kosovën, mirëpo i bëhet thirrje institucioneve që të njoftojnë sektorin e këtyre prodhimeve se si do të preken dhe poashtu i bëhet thirrje të tentojnë të arrijnë një marrëveshje me SHBA-në që tarifat më të ulëta të vlejnë për Kosovën




