Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Franko Foda ka njoftuar se po zhvillohen bisedimet për kontraten e re.
“Po, është e vërtetë që po zhvillohen bisedime. Si federata, ashtu edhe trajneri duhet të jenë të kënaqur – me ambientin, me profesionalizmin. Prandaj është plotësisht e mundur që të qëndroj në Kosovë edhe për një periudhë më të gjatë”, ka deklaruar Foda.
Ish-trajneri i FC Zurich është shprehur shumë i kënaqur me punën në Federatën e Futbollit të Kosovës dhe marrëdhënien që ka ndërtuar me skuadrën. Aktualisht, kontrata e 59-vjeçarit gjerman është e vlefshme deri në fund të korrikut 2026.




