Lista Serbe përsëri ka dorëzuar një ankesë në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, lidhur me zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e komunitetit serb.
Ata pretendojnë se është shkelur Kushtetuta dhe rregullorja e punës së Kuvendit.
Kuvendi i Kosovës u konstituua më 10 tetor pasi që u zgjodh Nenad Rashiq në pozitën e Nënkryetarit pas hedhjes së shortit nga Kryetari i Kuvendi Dimal Basha.
Deri tëk shorti erdhi si pasi që 9 kandidatë të Listës Serbe nga 3 herë në votim nuk arritën votat e nevojshme për atë pozitë.
Lista Serbe thotë se zgjedhja e Rashiqit është “jolegjitime” dhe paralajmëron se zgjedhjet do të humbasin kuptimin, nëse shumica e deputetëve shqiptarë u imponon serbëve një përfaqësues.




