Dje në Kosovë ishte për vizitë Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, dhe gjatë takimeve të saj me krerët e shtetit u përmend edhe Plani i Rritjes së BE-së.
Ish-Guvernatori i BQK-së,Fehmi Mehmeti, në profilin e tij në Facebook, ka shkruar se Plani i Rritjes është mundësi e mirë që të fitojë Kosova rreth 883 milionë euro, por duhet zbatuar reformat dhe funksionalizohen institucionet.
Sipas Mehmetit, BE kërkon sundim të ligjit, luftë ndaj korrupsionit dhe reforma konkrete për zhvillim ekonomik.
Mehmeti shton se bllokimet politike po na kushtojnë me miliona që mund të shkonin për shkolla, energji e punësim, dhe se është momenti i të gjithëve që të veprojmë me përgjegjësi.
”Plani i Rritjes është shansi ynë për zhvillim real” – përfundon shkrimin Mehmeti.





