Instituti Hidrometerologjik I Kosovës ka bërë të ditur se sot mbi vendin tonë do të mbajë mot I vrantë dhe me intervale kohore me diell.
I shoqëruar me vranësira vende-vende që parashihet të sjellin riga shiu.
Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1 dhe 4°C, ndërsa ato maksimalet ndërmjet 12 dhe 15 °C.
Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1-5 m/s.





