Një javë pasi Kushtetuesja “ngriu” dekretin e Bajram Begajt, Presidenca i kërkon kësaj gjykate ta heqë pezullimin dhe të ridërgojë Tiranën në votime.
Presidenca e cilëson vendimin si antikushtetues dhe të nxituar.
Sipas Presidencës, Gjykata ka vepruar pa analizuar bazën ligjore të shkarkimit të Veliajt dhe pa dokumentuar arsyetimin për pezullimin e dekretit presidencial.
Siq njofton Top Channel Presidenca shpreh shqetësimin se ky vendim i gjykatës krijon precedent të rrezikshëm dhe mund të prodhojë konflikt institucional.




