Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar ndaj deklaratës së Lëvizjes Vetëvendosje për protestën e nesërme në Tiranë.
OVL e UÇK-së thotë se deklarata e Lëvizjes Vetëvendosje, e lëshuar mbrëmë vonë, tregon qartë se kjo parti po përpiqet të politizojë dhe të zbehë qëllimin e protestës së madhe që do të mbahet në Tiranë më 17 tetor.
Tutje OVL e UÇK-së thonë se kjo protestë nuk është e asnjë partie politike – ajo është zëri i popullit shqiptar, zëri i veteranëve, i familjeve të dëshmorëve dhe i gjithë atyre që nuk pajtohen me padrejtësinë që po u bëhet krerëve të UÇK-së në Hagë.





