Pas ceremonisë së nderimit nga U.S. Army War College, pata kënaqësinë të rikthehem në kampusin që zë një vend të veçantë në jetën dhe karrierën time.
Ky kolegj, krahas Kolegjit të Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm, përfaqëson jo vetëm një periudhë të rëndësishme të formimit tim profesional, por edhe një përvojë jetësore që më ka ndihmuar të zhvilloj lidershipin, të ndërtoj raporte ndërpersonale dhe të krijoj ura bashkëpunimi.
Rikthimi pas gjashtë vitesh këtu më solli një ndjenjë të veçantë nostalgjie, por edhe krenarie që kontributi im profesional dhe përkushtimi në fushën e mbrojtjes janë vlerësuar nga institucioni ku u formësova për nivelin e drejtimit strategjik.
Është një privilegj i rrallë të rikthehesh aty ku gjithçka nisi dhe të ndihesh pjesë e një historie të madhe që vazhdon të frymëzojë brezat e ardhshëm të liderëve ushtarakë dhe të fushës së sigurisë.





