Presidenti i FIFA-së, Gianni Infantino, ka lavdëruar futbollistët e Kombëtares së Kosovës në futboll, gjatë intervistës së tij në FFK Podcast.
Infantino tha se Kosova është bërë një kundërshtar që askush nuk dëshiron të ketë përballë.
Ai shtoi se ndihet i nderuar dhe i emocionuar pasi mori çmim nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, duke thënë se këtë çmim ia dedikoi Fadil Vokrrit, ish-kryetarit të FFK-së për të cilin tha se personifikon forcën dhe qëndrueshmërinë e popullit të Kosovës.




