Ministri në detyrë I Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla gjatë vizitës së tij në Londër ka takuar Sekretaren për Punë të Brendshme të Mbretërisë së Bashkuar znj. Shabana Mahmood.
Sveçla e ka njoftuar për progresin e arritur të Republikës së Kosovës, veçanërisht në fushën e sigurisë, progres ky që vlerësohet edhe në raportet kredibile ndërkombëtare.
“Partneriteti ynë mbetet i qëndrueshëm dhe me vullnet të plotë nga të dyja palët për ta thelluar edhe më tej në të ardhmen.”, shkruan Sveçla.
Tutje Ministri në detyrë I Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla e ka falenderuar Sekretaren Mahmood për mbështetjen e vazhdueshme që Mbretëria e Bashkuar ka dhënë për ngritjen dhe forcimin e institucioneve të Kosovës.




