Ish-presidenti i vendit Hashim Thaçi është shprehur optimist, mbi procesin final të Gjykatës Speciale, duke besuar se drejtësia do të dalë në krahun e luftës së pastër të Ushtrisë Çlirimtare të vendit.
Këtë e bëri të ditur, gazetari Berat Buzhala, kur u pyet nga Opinion, mbi vizitën e sotme të tij në Hagë, ku ndër tjera tha ekskluzivisht se siç i ka treguar ish-presidenti Thaçi analizat mjekësore të atjeshme flasin për shëndet fantastik të tij, transmeton Sinjali.
Siç deklaroi ai ndër tjera, edhe dëshmitarët ndërkombëtarë konfirmojnë se ka qenë një situatë e një lufte guerile ndaj e kanë quajtë Ushtri Çlirimtare.




