Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha ka zhvilluar takim me deputetë të Kuvendit të Finlandës të cilët po qëndrojnë në Kosovë.
Kryekuvendari thotë se ligjvënësve finlandez u theksoi vendosmërinë për perspektivën evropiane të Republikës së Kosovës dhe aspiratat për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare.
Basha, shtoi se në këtë takim theksoi se Kosova është e dëshmuar për përkushtim në respektimin e të drejtave të të gjitha komuniteteve si shoqëri gjithëpërfshirëse.
Me mysafirët finlandez, Basha thotë se foli për reformat institucionale.
“Në takim nënvizova edhe faktin se shteti ynë ka ndërmarrë reforma të thella institucionale, duke forcuar sundimin e ligjit dhe duke e luftuar me vendosmëri korrupsionin dhe krimin e organizuar. Kjo vërtetohet edhe me matjet e indekseve kredibile ndërkombëtare, që Kosovën e vlerësojnë si vend që garanton lirinë e shprehjes dhe që po shënon progres të gjithëmbarshëm ekonomik, duke dëshmuar kështu orientimin tonë të qartë drejt të ardhmes në familjen evropiane”, ka thënë Basha.





