Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka shprehur mbështetjen e tij për protestën gjithëpopullore që u mbajt në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të cilët po gjykohen në Hagë.
Në një deklaratë të publikuar në rrjetet sociale, presidenti Begaj ka theksuar rëndësinë historike dhe kombëtare të UÇK-së.
Postimi i plotë:
UÇK-ja është themeli i lirisë së Kosovës.
Ajo është krenari e historisë sonë kombëtare.
Askush nuk mund të zhbëjë këtë trashëgimi trimërie, sakrifice e heroizmi.





