Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar qytetarët e Republikës së Kosovës, se nga data 20-29 tetor 2025, do të realizoi ushtrimin fushorë “ Ujku Shigjetë”, në kuadër të validimit të Regjimentit të tretë të Forcave Tokësore.
Gjatë kësaj periudhe do ketë lëvizje të konvojeve nga vendbazimet e Forcës së Sigurisë së Kosovës në drejtim të rajonit të Gjakovës, saktësisht Aeroportit të Gjakovës dhe Poligonit ushtarak në Babaj të Bokës.
E gjithë kjo lëvizje do bëhet me qëllim të realizimit të ushtrimit, andaj kërkojmë mirëkuptim nga qytetarët.




