Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, ka rinovuar kontratën me Dardanët deri në vitin 2027.
Kështu ka bërë të ditur Federata e Futbollit të Kosovës në njoftimin e tyre.
Franco Foda ka marrë drejtimin e ekipit kombëtar më 17.02.2024 dhe që nga ajo periudhë ka udhëhequr kombëtarën tonë në 17 ndeshje deri tani, duke arritur: 11 fitore, 2 barazime dhe ka pësuar 4 humbje.





