Përkrahës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë mbledhur sot në Tiranë, në një protestë të organizuar nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së.
Protesta, e tretë me radhë, sipas organizatorëve, ka për qëllim të tregojë unitet mbarëkombëtar dhe të kërkojë drejtësi për ish-pjesëtarët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë.
Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, tha se kjo është protesta e tretë me radhë dhe nuk besoj se shiu apo moti i keq do t’i ndalë qytetarët, njësoj siç nuk na ndali as gjatë luftës.
Sipas tij, protesta ka karakter gjithëkombëtar dhe është vetëm një ndër disa që do të pasojnë.




