Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka shprehur mbështetjen e tij për protestën gjithëpopullore që u mbajt në Tiranë në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të cilët po gjykohen në Hagë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kamberi shkruan se e drejta është në anën tonë dhe drejtësi duhet të ketë!
Postimi i plotë:
“Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kundër fashizmit ishte dhe do të mbetet përjetësisht e pastër! E drejta është në anën tonë dhe drejtësi duhet të ketë!”





