Sipas renditjes së re të FIFA-së, Kosova ka arritur një ngjitje prej 7 vendesh, duke kaluar nga vendi i 91-të në vendin e 84-të.
Në këtë renditje kontribuan lojët e shkëlqyera ndaj Sllovenisë dhe Suedisë, ku Dardanët treguan një lojë të jashtëzakonshme.
Edhe Shqipëria ka vazhduar ngjitjen në renditjen e FIFA-së.
Shqipëria ka kaluar në pozitën e 61-të, një ngritje prej pesë vendeve, pas lojëve të shkëlqyera ndaj Serbisë në kualifikime dhe Jordanisë në miqësore.




