Nën organizimin e OVL e UÇK-së, sot në Tiranë nga ora 17:00, do të mbahet protestë gjithkombëtare në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në Hagë.
Protesta ka marrur përkrahje të madhe nga shumë njerëz, organizata të dala nga lufta dhe politikanë si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri.
Kjo është protesta e tretë që organizohet nga OVL e UÇK-së, pas asaj në Prishtinë dhe në Hagë.




