Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti po merr pjesë si Kryetar i Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Kongresin e Partisë së Socialistëve dhe Demokratëve Evropianë (PES) që po mbahet në Amsterdam të Holandës.
Pikërisht sot, gjatë punimeve të këtij Kongresi, Lëvizja VETËVENDOSJE! ka ngritur statusin e saj në këtë organizatë duke u bërë parti e asociuar në PES. Ky status është më i larti i një partie në një familje politike evropiane para se shteti të bëhet anëtar në BE.
Bashkangjitemi me kërkesat e këtij kongresi për “më shumë Evropë, më shumë demokraci, më shumë drejtësi”.
Në këtë kongres pos Kryetarit të LV-së, Albin Kurti po marrin pjesë edhe Sekretari Organizativ, Alim Rama dhe anëtarja e kryesisë, Tinka Kurti.





