Të shtunën dhe të dielën nga ora 13:00 do të zhvillohen ndeshjet e xhiros së nëntë të Albi Mall Superligës së Kosovës në futboll.
Të shtunën, FC Malisheva do të udhëtojë si mysafire në Gjilan ku do të përballet me KF Dritën, e në të njëjtën ditë edhe KF Prishtina e Re e pret në shtëpi SC Gjilanin.
Ndërkaq të dielën, FC Ballkani e pret në shtëpi Fc Dukagjinin, FC Prishtina shkon mysafire në Drenicë për lojën ndaj FC Drenicës dhe Kf Llapi e pret në shtëpi FC Ferizajin.




