Në përfundim të vizitës në Brazil, ambasadorja Edona Maloku Bërdyna zhvilloi një takim të frytshëm në sektorin ekonomik.
Takimi me z. Mauricio Prazak, President i Institutit Brazilian për Marrëdhëniet Ndërkombëtare të Biznesit (IBREI), shtëpia e hunderdëve të bizneseve dhe shoqatave braziliane, ofroi një hapësirë për të eksploruar mënyrat e zhvillimit të lidhjeve ekonomike midis Kosovës dhe Brazilit për të mirën e të dy vendeve.
Misioni i IBREI-t për të ndërtuar ura ndërmjet Brazilit dhe botës përmes bashkëpunimit, investimeve dhe partneriteteve biznesore, rezonon fuqishëm me vizionin e Kosovës për angazhimin global.
Urat lidhin njerëzit, idetë dhe përparimin për të gjithë.




