Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami i ka raguar Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, pas lëvdatave që ky i fundit bëri për raportin e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN).
Murati në një postim shkroi se ky raport “dëshmon se politikat e Qeverisë Kurti funksionojnë dhe njëkohësisht demanton të gjithë ata që prognozonin të kundërtën”.
Paskësaj vjen reagimi i deputetës së LDK-së, Bajrami ka shkruar se kur deputeti Murati me bashkëpartiakë rrokulliste kamionë, gjuanin gaz lotsjellës në Kuvend e i sulmonin institucionet me mollotov gjendja ekonomike ka qënë më e mirë se sa ajo që kemi sot.
“Në atë kohë, norma e inflacionit ka qënë pothuaj e pavrejtshme, por në vitin 2015 rritja ekonomike ka qënë 5.9%, në 2016 ka qënë 5.6% dhe në vitin 2017 ka qënë 4.8%, të dhëna këto të Bankës Botërore.”, shkruan Bajrami.





