Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Dimal Basha ka vizituar pesë anëtarët e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në Ferizaj të cilët u lënduan gjatë një aksidenti deri sa po kryenin detyrat e tyre në kuadër të procesit zgjedhor.
Basha shkruan se së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, vizituan të lënduarit dhe familjarët e tyre për t’u ofruar mbështetjen dhe për të parë nga afër gjendjen e tyre pas kësaj ngjarjeje të rëndë.
“Në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës, në këto momente të vështira, shprehim keqardhjen e sinqertë për këtë ngjarje dhe urojmë që të gjithë të lënduarit të shërohen sa më shpejt dhe të kthehen shëndosh në gjirin e familjeve të tyre.”, shkruan Basha.
Jemi pranë tyre me gjithë mbështetjen institucionale dhe kujdesin njerëzor që këto momente e kërkojnë.




