Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës ka thënë se tashmë ka nisur numërimi i votave të ardhura nga diaspora.
Cakolli përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se këto vota edhe pse duken pak në numër, mund të ndikojnë në rezultatin e 15 komunave, në disa mund të caktojë balotazhin e në disa tjera mund të ndryshojë renditjen e partive.
Sipas Cakollit këto vota mund të ndikojnë në këto komuna: Deçan, Gjakovë, Gjilan, Dragash, Kaçanik, Klinë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Rahovec, Prishtinë, Shtime, Viti, Junik, Mamushë dhe Han i Elezit.




