Mbrojtësi i djathtë po shkëlqen si në mbrojtje, ashtu edhe në sulm, duke u bërë një nga lojtarët më vendimtarë të skuadrës ferizajase.
Sot ai shënoi dy gola ndaj Besës, ndërsa këtë sezon numëron 4 gola dhe 2 asistime – statistika mbresëlënëse për një mbrojtës
25-vjeçari bëri një hap mbrapa duke lënë Superligën për të kaluar në Ligën e Parë, por ky po rezulton një vendim i qëlluar./GazetaOLLE/
Paraqitjet e tij po flasin vetë dhe, nëse vazhdon me këtë formë, Cakolli pritet të rikthehet në Superligë – qoftë me Dinamon, apo me ndonjë skuadër tjetër që do kërkojë shërbimet e tij.
Dinamo, pas 12 ndeshjeve, ka 22 pikë, dhe Cakolli ka merita të mëdha që skuadra është në garë për inkuadrim në Superligë




