Kanë përfunduar dy nga ndeshjet e xhiros së tetë të Superligës së Kosovës në futboll.
Drita e priti në shtëpi Malishevën ku edhe e mposhti me rezultat 2-1, duke e siguruar fitoren katër minuta para fundit të ndeshjes.
Pjesa e parë e ndeshjes ishte e karakterizuar me shumë raste nga dy skuadrat por u mbyll pa gola.
Në pjesën e dytë Krasniqi shënoi nga penalltia për Dritën në minutën e 67-të, Ibishi barazoi lojën në minutën e 80-të por në minutën e 86-të Drita avancoi në 2-1.
Në ndeshjen tjetër Gjilani nën drejtimin e trajnerit të ri, Debatik Curri, ka mposhtur Prishtinën e Re me rezultat minimal 1-0.
Golin për fitoren e Gjilanit e dha Jarovic në minutën e 82-të.




