Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Ahmet Ismaili, mori pjesë në seancën plenare të Takimeve Vjetore 2025 të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Grupit të Bankës Botërore, si dhe në takimin e Komitetit të FMN-së, i mbajtur në Washington D.C.
Seanca plenare mblodhi së bashku ministrat e financave, guvernatorët e bankave qendrore dhe delegatë nga 191 vende anëtare për të diskutuar zhvillimet globale ekonomike, stabilitetin financiar dhe perspektivat për rritje të qëndrueshme.
Diskutimet u fokusuan në ndryshimet strukturore në tregtinë globale, digjitalizimin e shpejtuar dhe rëndësinë e kornizave institucionale të forta dhe pavarësisë së bankave qendrore për të ruajtur stabilitetin dhe besueshmërinë ekonomike.




