Qendërmbrojtësi i Napolit dhe Kosovës, Amir Rrahmani, pritet që të vazhdojë kontratën me Napolin.
Sipas raportimit të gazetave italiane, detajet e fundit ekonomike janë duke u analizuar dhe kontrata do të zgjatet deri në qershor 2029.
Ky vazhdim kontrate tregon besnikiërinë e treguar nga Rrahmani ndaj Napolit, pasi që ai refuzoi kontrata nga klube të ndryshme angleze, arabike, gjermane dhe italiane.
Amir Rrahmani është pjesë e Napolit që nga viti 2020, ku kaloi nga Verona për 14 milionë euro dhe që atëherë ka fituar dy herë titullin e Serie A me klubin.




