Komiteti Ekonomik dhe Social Evropian është organi i parë evropian i cili pranon si anëtare edhe Kosovën, pavarësisht se nuk ka status kandidati për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Thirrja për kandidatët e interesuar nga Kosova tashmë është e hapur dhe pas përfundimit të procedurës së përzgjedhjes, Kosova do të ketë status të barabartë me vendet e tjera të përfshira në procesin e zgjerimit.
Komiteti Ekonomik dhe Social Evropian është një organ konsultativ i Bashkimit Evropian, që përbëhet nga përfaqësues të shoqatave të punëdhënësve, sindikatave të punëtorëve dhe organizatave të shoqërisë civile qw ka për qëllim të bashkojë grupet e ndryshme të interesit ekonomik e social për të kontribuar në zhvillimin e tregut të përbashkët evropian.




