Deri të shtunën, në orën 16:00, janë numëruar:
32 kuti me pakot e fletëvotimeve të supozuara nga zgjedhjet për Kryetarë të Komunave; dhe
23 kuti të tjera nga zgjedhjet për Kuvende Komunale.
Nga ora 14:00 e ditës së shtunë, në platformën e KQZ-së për rezultate https://resultslocal2025.kqz-ks.org/ kanë filluar të publikohen rezultatet nga numërimi i votave nga votimi jashtë Kosovës.
Nga 23 kuti postare, janë tërhequr: 33,841 pako të supozuara me fletëvotime, të cilat i janë nënshtruar procesit të vlerësimit.
Vlerësimi ka për qëllim të vërtetojë se pako është dërguar nga votuesi i regjistruar për të votuar nga jashtë Kosovës.
Numri i pakove të supozuara me fletëvotime që janë aprovuar është 29,636, ndërkaq janë refuzuar 3,977.




