Djali i Jakup Krasniqit, Altin Krasniqi, i cili është edhe deputet nga radhët e PDK-së, ka shkruar në rrjetin social Facebook për kritikët e protestës gjithkombëtare që u mbajt dje në Tiranë.
Krasniqi shkruan se nuk mund të pranojmë që ata që ranë për liri të quhen të mirët, e ata që luftuan deri në fund të quhen të këqijtë.
Sipas Krasniqit o jemi të gjithë të mirë, sepse ishim bashkë në luftën për liri, o jemi të gjithë të këqij nëse sot e mohojmë atë luftë.
Krasniqi shton se rrugëtimet pasluftës qoftë politike, qoftë bashkëpunimet apo ndarjet janë pjesë e realitetit demokratik të pasluftës, por ato nuk mund të përdoren për të rishkruar historinë e luftës, duhet ta bëjmë dallimin mes asaj që ndodhi gjatë luftës dhe asaj që ndodhi pas saj.





