Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, përmes një shpërndarje të postimit të Ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati, ka shkruar se Kosova po kthehet në një storie suksesi për rritjet ekonomike dhe ka paralajmëruar se do ta ketë sërish rritjen më të lartë nga shtetet e rajonit.
Kurti shton se politikat ekonomike dhe masat e ndërmarra gjatë qeverisjes së tij po ndikojnë pozitivisht në progresin dhe zhvillimin e shtetit.
E ndërkaq dje pas postimit të Muratit kishte reaguar ish-ministrja e Financave, Hykmete Bajrami e cila ka shkruar se rritja e Hekuran Muratit është 3.9%, por inflacioni në shtator ishte 4.7%.





