Paris Guri, deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, në një intervistë për Ekonomia Online ka folur rreth mundësisë së koalicionit me LVV-në për formimin e qeverisë.
Guri e ka bërë të qartë se nuk do ta votojnë formimin e Qeverisë dhe nuk do të ketë koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje dhe një ndër arsyet ai thotë të jetë keqqeverisja e Vetëvendosjes, në krye me Albin Kurtin.
Sipas Gurit, një koalicion me LVV-në nuk është i duhur pasi që ata dallojnë shumë si parti, duke pasur parasysh që misioni i LDK-së është mbajta e raporteve me aleatët ndërkombëtarë, ndërsa LVV gjatë katër viteve ka prishur raportet me ta dhe e ka futur Kosovën nën sanksione.
Guri shton se zgjedhjet janë gati të pashmangshme, për arsye se nuk sheh ndonjë vullnet nga LVV për krijimin e qeverisë.




