Sipas informacioneve nga Qendrat Komunale të Numërimit, deri në orën 16:00 të ditës së sotme, e shtunë, janë verifikuar rezultatet për:
• 2,499 vendvotime nga zgjedhjet për Kryetarë të Komunave.
• 2,500 vendvotime për subjektet politike nga zgjedhjet për
Kuvende Komunale.
• Në të njëjtat 2,500 vendvotime, janë numëruar votat e kandidatëve për Kuvendet Komunale
Deri më tani, nga 5,142 kuti votimi që i takojnë dy llojeve të zgjedhjeve, janë procesuar 4,999 kuti
Po ashtu deri më tani (e shtunë, ora 10:00), aktivitetet në Qendrat Komunale të Numërimit janë përmbyllur në komunat, si më poshtë:
E hënë: Hani i Elezit
E martë: Junik, Mamushë, Zveçan, Ranillug, Partesh
E mërkurë: Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Deçan, Shtime, Klinë, Shtërpcë, Obiliq, Istog, Skenderaj
E enjte: Viti, Rahovec, Suharekë, Dragash, Kaçanik, Lipjan, Fushë Kosovë, Ferizaj, Kamenicë, Drenas, Vushtrri
E premte: Gjakovë, Graçanicë, Mitrovicë e Jugut, Podujevë, Pejë, Kllokot, Leposaviq
E shtunë: Gjilan, Malishevë
Aktualisht aktivitetet janë duke u zhvilluar në QKN, Prishtinë dhe Prizren.




