Gështenjat nuk janë thjesht një ushqim sezonal ato janë një burim i pasur ushqyes që ndihmon trupin të luftojë inflamacionin, të përmirësojë funksionet kardiovaskulare, tretjen dhe sistemin imunitar. Konsumimi i moderuar i tyre gjatë stinës mund të sjellë përfitime afatgjata për shëndetin.

Përfitimet kryesore të gështenjës:
1. E pasur me antioksidantë- Gështenjat përmbajnë vitamina dhe komponime si acid galik, acid elagjik, tanine dhe luteinë, të cilat ndihmojnë në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ.
2. Mbështet shëndetin kardiovaskular- Falë përmbajtjes së lartë të kaliumit dhe përbërësve si acidet galike dhe elagjike, gështenjat ndihmojnë në uljen e presionit të gjakut dhe përmirësojnë funksionin e enëve të gjakut.
3. Përmirëson tretjen dhe shëndetin e zorrëve- Fibrat prebiotike të gështenjës ushqejnë bakteret e dobishme të zorrëve dhe ndihmojnë në përmirësimin e funksionit tretës, duke ulur inflamacionin dhe ndihmuar në kontrollin e peshës.
4. Ndihmon në kontrollin e sheqerit në gjak- Gështenjat ngadalësojnë absorbimin e glukozës dhe rrisin ndjeshmërinë ndaj insulinës, sipas një studimi të Food & Function Journal. Megjithatë, duhet konsumuar me masë nga personat me diabet, për shkak të përmbajtjes së lartë të karbohidrateve.




