Një rast “Vrasje e Rendë nё Tentativë” me armë zjarri ka ndodhur dje në rrugën “Hasan Murati”, në afërsi të Qendrës së Paraburgimit në Pejë. Nga ky rast kanë mbetur të plagosur dy persona, ndërsa i dyshuari ka përfunduar në duart e Policisë.
Lidhur me rastin, Policia e Kosovës ka bërë me dije se i dyshuari me inicialet M.H është ndaluar për 48 orë. Po ashtu, gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes, policia ka sekuestruar si prova materiale dy armë të gjata të tipit AK-47, dy revole njëqind e dyzet e nënte fishek dhe gjashtëmbëdhjetë gëzhoja.
Me urdhër të prokurorit kompetent, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh.
Njësiti i hetimeve rajonale në bashkëpunim me prokurorin janë duke vazhduar hetimet intensive lidhur me rrethanat e këtij rasti.
Po ashtu, Gazeta Sinjali mësoi se rasti ka qenë hakmarrje për ngjarjen që ka ndodhur te Ujëvara e Mirushës, më 28 prill, 2022 në aksin rrugor Klinë-Gjakovë, ku u vra një 23-vjeçar dhe u plagosën dy vëllezër të tij, pas kohës së iftarit.
Fazli Hoxha mbeti i vdekur, pasi nuk arriti t’u bëjë ballë plagëve që mori, ndërsa vëllezërit e tij u plagosën me armë dhe u lënduan me mjete të forta nga katër të dyshuar, të cilët ishin arrestuar.
Tutje, Sinjali raportoi se të plagosurit janë Alferd Uka dhe Bastri Gashi.




