Diplomati i karrierës, Albert Prenkaj, ka folur për Samitin e Procesit të Berlinit që për herë të parë do të mbahet në Londër më 22 tetor.
Prenkaj foli për përfaqësimin e Kosovës në këtë Samit nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, duke thënë se ky përfaqësim do të jetë shterp, njofton Klankosova.tv, transmeton EkonomiaOnline.
Tutje, ai tha se Londra zyrtare është e interesuar që aspekti i sigurisë në Ballkanin Perëndimor të jetë nën kontrollin e NATO-s por edhe nën një ombrellë të bashkëpunimit me Brukselin.




