Këto zgjedhje kreu i BDI-së, Ali Ahmeti i ka cilësuar shumë të rëndësishme, jo vetëm për nga karakteri lokal, por politik në përgjithësi.Në një komunikim me gazetarët, ai tha se mënyra sesi shkon procesi, janë pasqyrë e qeverisë.
“Uroj që këto zgjedhje me shumë rëndësi për RMV të shkojnë në proces të rregullt, të mbarë dhe të drejtë, të pranueshëm prej të gjitha palëve. Janë zgjedhje të rëndësishme edhe për nga karakteri politik”, u shpreh Ahmeti.




