Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në Shërbesën Qendrore të Kishës Protestante Ungjillore “Bashkësia e Popullit të Zotit” me rastin e festës së Falënderimeve, që u mbajt në Kishën “Bashkësia e Popullit të Zotit”.
Sipas njoftimit nga Kryeministria, në fjalën e tij, Kurti tha se mirënjohja është kujtesë për punën, përkujdesjen dhe për bashkësinë që na mban afër njëri-tjetrit dhe na mëson të shohim jo vetëm jashtë vetes, por edhe përtej vetes.
Me këtë rast, ai falënderoi stafin e Kishës “Bashkësia e Popullit të Zotit” dhe pastorin Artur Krasniqi për punën që po bëjnë për komunitetin, për ndihmën ndaj njerëzve në nevojë dhe për përfshirjen e tyre aktive në jetën e qytetit.




