Në kuadër të angazhimeve humanitare dhe realizimit të planeve për mbështetjen e qytetarëve të Republikës së Kosovës, sot Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim realizoi një angazhim me vlerë të rëndësishme me qëllim të përkrahjes së një familjeje në nevojë.
Me kërkesë të KFOR-it amerikan, në lokacionin Zubin Potok, ekipi ynë ofroi ndihmë për rregullimin e ujit të pijshëm, duke mundësuar përmirësimin e kushteve të jetesës dhe sigurimin e nevojave bazike për këtë familje.
Ky angazhim është pjesë e përkushtimit tonë të vazhdueshëm për të ndihmuar aty ku ka më së shumti nevojë.





