Kalojnë 5 vite që nga humbja e fundit e Ferizajt në Zahir Pajaziti, dhe sot skuadra e trajnerit Nevil Dede tregoi forcën e saj me një barazim 1-1 ndaj Llapit, edhe pse krijoi shumë raste për fitore.
Goli spektakolar i kapitenit Betim Haxhimusa me gërsherë ndezi stadiumin, duke treguar lidershipin e tij.
Që nga 22 korriku 2020, Ferizaj ka zhvilluar 5 ndeshje në Zahir Pajaziti – 1 fitore dhe 4 barazime – duke mbajtur një rekord të jashtëzakonshëm si mysafir i Llapit.
Me ardhjen e Nevil Dede, Ferizaj ka marrë 4 pikë në 2 ndeshje dhe po dëshmon se është një skuadër shumë e fortë.




