Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha ka njoftuar se në mesditën e sotme bashkë me nënkryetaren Haxhiu kanë marrur pjesë në manifestimin tradicional me moton “Zbulimi i hershëm – Mbijetesë”, i organizuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani-Sadriu së bashku me Shoqatën Jeta/Vita, në shënim të Muajit Rozë, muajit të ndërgjegjësimit për luftën kundër kancerit të gjirit.
Basha theksoi se në këtë ngjarje dëgjuan rrëfime frymëzueze nga profesionistë të sektorit të shëndetësisë dhe gra që me guxim e qëndresë tregojnë shembuj të guximit në përballimin dhe mposhtjen e kësaj sfide.
Në mënyrë simbolike, së bashku me Presidenten, Nënkryetaren dhe përfaqësues të institucioneve, ambasadorë të shteteve mike dhe qytetarë, realizuan edhe ecjen në sheshet e Kryeqytetit, në shenjë solidariteti dhe mbështetjeje për të gjitha gratë, por edhe burrat, që po përballen me këtë sëmundje.





