Një zjarr i dyshimtë ka përfshirë një shtallë në rrugën “Fahri Fazliu” në Rahovec, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale, por fatmirësisht pa pasoja në njerëz.
Sipas informacioneve që ka siguruar Gazeta Sinjali, rasti është raportuar rreth orës 23:30 të datës 19 tetor 2025, kur një qytetar ka njoftuar policinë për zjarrin që kishte shpërthyer në pronën e tij.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe zjarrfikësit, të cilët kanë arritur ta lokalizojnë dhe shuajnë zjarrin, por dëmet kanë qenë të konsiderueshme.
Sipas viktimës A. Canziba, flakët kanë djegur plotësisht një shtallë të mbushur me ushqim bagëtish, rreth 3,900 duaj sanë, si dhe një motokultivator të markës “Goldoni”, me vlerë mbi 20 mijë euro.
Në vendngjarje kanë dalë njësiti hetues i Stacionit Policor Rahovec dhe eksperti i zjarrit, ndërsa prokurori kujdestar ka urdhëruar hapjen e rastit “Zjarrvënie”.
Sipas të dhënave fillestare dhe deklaratës së ankuesit, dyshohet se zjarri mund të jetë i qëllimshëm, ndërsa hetimet janë në vazhdim për të zbuluar shkakun dhe autorët e mundshëm të ngjarjes.




